Thelbësore për zhvillimin e teknologjisë kristalore Xypex ishte kuptimi i plotë i përbërjes kimike dhe fizike të betonit. Betoni është poroz. Kapilarët në formë tuneli janë pjesë e natyrshme e masës së tij, dhe lejojnë kalimin e ujit dhe likuideve tjera. Studiuesit në Xypex panë mundësinë e një trajtimi kimik që do të plotësonte këto kapilarë për të parandaluar depërtimin e ujit dhe likuideve tjera. Me anë të difuzionit, kimikatet reaktive në produktet Xypex përdorin ujin si një mjet migrues për të hyrë dhe udhëtuar poshtë kapilarëve të betonit. Ky proces precipiton një reaksion kimik midis Xypex, lagështisë dhe nënprodukteve për hidratim të çimentos, duke formuar një strukturë të re kristalore të patretshme. Kjo strukturë integrale mbush traktet kapilare duke e bërë betonin të papërshkueshëm nga uji.
Fakti që teknologjia kristalore Xypex tani cilësohet dhe përdoret në mijëra projekte hidroizolimi në të gjithë globin, është dëshmi e një koncepti origjinal. Teknologjia kristalore për hidroizolim uji ishte një ide që u rrit sepse kimistët e Xypex hetuan përbërjen e betonit dhe gjetën një mënyrë për ta bërë atë më të mirë. Sot, ne vazhdojmë traditën.
-
Prezantim i teknologjisë kristaline të Xypex
Baza e zhvillimit të teknologjisë kristaline të Xypex ishte njohja e plotë e përbërjes kimike dhe fizike të betonit. Betoni është poroz. Kapilarët e tij në formë tunelesh janë pjesë e natyrshme e masës së tij dhe lejojnë kalimin e ujit dhe të lëngjeve të tjera.
Studiuesit pranë Xypex kuptuan mundësinë e një trajtimi kimik që do të mbushte këta kapilarë për të parandaluar depërtimin e ujit dhe lëngjeve të tjera nga të gjitha drejtimet. Kjo strukturë integrale mbush rrugët kapilare duke e bërë betonin të papërshkueshëm nga uji.
2
-
Animacion i teknologjisë kristaline të Xypex
Mënyra se si funksionon teknologjia kristaline e Xypex për të hidroizoluar dhe mbrojtur betonin vazhdon të ngjallë interes dhe habi te specialistët dhe kontraktorët e betonit në mbarë botën. Nëpërmjet zmadhimit të lartë të një kapilari, ky animim ilustron mënyrën se si Xypex depërton në beton dhe sesi reaksioni katalitik që ndodh çon në formimin e kristaleve të patretshme dhe të një strukture betoni me hidroizolim permanent edhe nën presione hidrostatike ekstreme.
3